Vrasja në Dukagjin, vetëdorëzohet njëri nga vëllezërit

Vrasja në Dukagjin, vetëdorëzohet njëri nga vëllezërit

Njëri nga dy vëllezërit që akuzohet për vrasjen e djeshme në Dukagjin, është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tjetri vijon të kërkohet nga policia. Sipas policisë së Shkodrës, autori i këtij krimi është vetëdorëzuar në polici ndërkohë që është ende në kërkim bashkëpunëtori i tij. Kështu, mësohet se në polici ka shkuar Luigj Bludaj, 31vjeç, por po kërkohet edhe Çesk Bludaj 37 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Luigjin në vrasje.

 

Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Plan, në Dukagjin të Shkodrës ku viktimë mbeti Gjok Arra, 31-vjeç. Policia tha se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt pronësie dhe menjëherë pas ngjarjes autori dhe bashkëpunëtori i tij u larguan nga vendi i ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy