Reforma zgjedhore, Nano: Opozita parlamentare nuk ka kredenciale për t’u imponuar

Reforma zgjedhore, Nano: Opozita parlamentare nuk ka kredenciale për t’u imponuar

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e sheh si të pamoralshëm qëndrimin e opozitës parlamentare lidhur me marrëveshjen për reformën zgjedhore. Në studion e TvT, Nano tha se e ashtuquajtura opozita e re nuk i ka kredencialet për t’u imponuar, përsa kohë ka mbështetur me votë shumë projektligje të qeverisë.   

Nuk e di sa kompaktë janë deputetët e opozitës parlamentare. Të majtët po të duan votat e tyre kanë për ti marrë. Shumica e shqiptarëve mendojnë se opozita parlamentare është joserioze. Shumë prej tyre janë qesharakë. Nuk kanë kredencialet për t’u imponuar. Nuk u shkon ta bëjnë në një kohë kur sa herë i është dashur maxhorancës, kanë votuar”.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, propozoi sot datën 9 maj për zgjedhjet e përgjithshme, duke iu referuar simbolikës së antifashizmit në Europë. Nano e cilësoi këtë lëvizje si një provokim i lehtë.

Nuk shoh sensibilitete të ndryshme lidhur me antifashizmin. Në përgjithësi antifashizmi njihet si vlerë. E bërë nga Taulant Balla, del si provoikim. Ai e ka thënë për të bërë një provokim të lehtë”, tha ai.

Nisjen e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve mbi parimin “një anëtar – një votë”, të cilën Partia Demokratike e bëri të ditur një ditë më parë, Nano e sheh thjesht si propagandë. “Mendoj që kjo gjë shkon aty ku vullneti i masave është i maturuar. Nuk kam shumë besim te modeli amerikan i aplikuar në Shqipëri. Nuk kam besim te disponimi i Lulzim Bashës me kompani. Qëllimi i tyre është të bëjnë propagandë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy