Një fermë me erë 50-turbinëshe në Skocinë Jugore do të vihet në funksion deri në vitin 2023, konfirmoi firma e energjetike “Vattenfall” këtë javë.
“South Kyle Windfarm”, afër Dalmellington do të jetë ferma më e madhe për energji të prodhuar nga era në Mbretërinë e Bashkuar. Sapo të përfundojë ndërtimi, turbinat do të jenë në gjendje të furnizojnë me energji afro 170 000 shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar, duke kursyer gati 300 000 ton emetime të dioksidit të karbonit çdo vit. Kjo sasi është ekuivalente me emetimin e 65 000 makinave që ecin në rrugë.
Marrëveshja mes "Vattenfall" dhe "Greencoat UK Wind" do të kushtojë 320 milionë £. Ndërsa kjo është një sasi e konsiderueshme, sipas Mbretërisë së Bashkuar investime të tilla ia vlejnë pasi "era detare ofron zgjidhjen më të efektshme për energji elektrike".



