Babë e bir nga Zvicra sjellin projektin më të ri: Modernia dhe tradicionalja bashkë në një këngë të vjetër

Babë e bir nga Zvicra sjellin projektin më të ri: Modernia dhe tradicionalja bashkë në një këngë të vjetër

Babë e bir, Shpejtim dhe Elion Krasniqi nga Prizreni që jetojnë e veprojnë në Zvicrë, së fundmi kanë ardhur me një projekt të ri muzikor të këngës “Moj e mira te Pojata”.

Edhe pse këngë e vjetër, ata janë munduar ta sjellin në versionin e ri të modernizuar duke gërshetuar modernen dhe tradicionalen, thanë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Shpejtim Krasniqi:

Unë më shumë jam në praktike, jam në skenë, dhe i kam ndihmuar dhe i kam motivuar.

Unë jam shumë direkt, hajde ta bëjmë një gjë.

Ajo gërshetimi i muzikës tradicionale “Moj e mira të Pojata” duke e kombinuar me modernen, këtu ka qenë ideja, si një lloj dialogu, unë me tim bir.

Unë vet jam marrë më muzikë që në shkollë fillore në aktivitete në Prizren, jepnim koncerte të ndryshme atje dhe  ka qenë mjaft aktiv, vet klasa më motivonte që të shkoj Shpejtimi.

Elion Krasniqi:

Fillimisht kam hyrë sepse edhe babi dhe mami kanë qenë më muzikë dhe i kam ndjekur kudo që ata shkonin. Pastaj mami më çoj që në moshën 5 -vjec në solfezho dhe piano dhe aty ngaqë kishte shumë muzikë klasike, unë doja më moderne dhe vendosa të perfeksionoja edhe atë lloj muzike. Bazën aty i mora,  më ka ndihmuar të kompletohen si artist.

Të dy me përvojë në muzikë, ata i ka ndihmuar edhe e zonja e shtëpisë dhe mamaja, Afërdita, e cila poashtu me përvojë në aktivitete kulturore e muzikë prej shumë vitesh në Gjenevë.

Kënga remake, “Moj e mira te Pojata’ e kam pritur shumë mirë bashkëpunimin e tyre duke qenë se vet si e re kam luajtur në Teatrin Amator të qytetit të Prizrenit dhe kur kemi ardhur këtu ën Gjenevë kemi zhvilluar nëj varg aktivitete të ndryshme muzikore që ta ruajmë traditën tonë të brezat e ri.

Ne ja kemi mundësuar si i vogël që ta dërgojmë në shkollë muzike edhe pse talentin e kishte, ka mbaruar 5 vite e radhë këtu shkollën në Gjenevë dhe ka baza dhe ka marrë edhe studime piano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy