Anëtari i “Bindjes”, Topallaj: PD ka shërbyer vetëm për të mos lejuar të çelë një opozitë e vërtetë  

Anëtari i “Bindjes”, Topallaj: PD ka shërbyer vetëm për të mos lejuar të çelë një opozitë e vërtetë  

Situata aktuale në PD, është komentuar në emisionin e sotëm “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, edhe me ish-anëtarin e PD-së dhe tashmë anëtarin e Partisë Bindja Demokratike, Fabian Topallaj.

Në gjykimin e tij, Topallaj, tha se opozita shqiptare e udhëhequr nga PD, ka pasur vetëm një synim, që të mos lejojë të çel një opozitë efikase, sic i duhet vendit.

“Ka një vlerë, që në shoqërinë shqiptare me kaq të qarta sa po bëhen këto lloj përplasjesh dhe këto lloj aktrimesh, sepse këto janë aktrime, si rasti i Bashë, si rasti i Berishës, po bëhen gjithmonë e më shumë të pastra, sa që unë mendoj se do të rritte fasha e njerëzve racionalë, të cilët do e kuptojnë se janë pëng i ca njerëzve që po i marrin zvarrë dhe po përdorin në fakt edhe irracionalitetin e tyre të theksuar.

Megjithatë Topallaj, është i mendimit se e gjitha kjo që po ndodh ka një synim pse ka ndodhur.

“Nëse më pyet mua unë mendoj se e gjitha kjo që po ndodh ka një vlerë, vet fakti qe PD po dobësohet, po del përballë shqiptarëve lakuriq, ashtu siç ajo është në të vërtetë, është një lajm shumë i mirë për opozitën, pse? Unë mendoj se PD gjatë gjithë kësaj kohe, ka shërbyer vetëm për të mos lejuar të çeli opozita, kjo është arsyeja që Edi Rama, po i fiton mandatet me një lehtësi të jashtëzakonshme, pikërisht sepse ne kemi pasur një opozitë që të vetmin funksion që ka bërë, ka qenë që të mos lejojë çeljen e frymës opozitare në shoqëri. Dhe në ka një mundësi të shkërmoqet kjo të dali lakuriq para shqiptarëve, që të çeli një filiz i ri , jam i bindur qe Edi Rama, është një tigër prej letre përballë një opozite të çliruar nga këta personazhe qe e kanë marrë peng opozitën, të cilët të ndihmuar nga sistemi politike dhe elektoral kanë marrë një sasi shumë të madhe votash .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy