Propozimi për martesë nuk i shkoi mirë një burri në Misuri, SHBA.
Seth Dixon nga Kansas City vendosi t’i propozonte martesë të dashurës së tij, Ruth Salas. Ai zgjodhi që këtë moment romantik ta përjetonin mbi një urë.
Por asgjë nuk shkoi siç ai kishte planifikuar. Menjëherë sapo ai bëri pyetjen, unaza i ra nga dora dhe nëpërmjet një të care në urë drejt e në ujë.
E gjithë skena u fotografua nga një shoqe e çiftit, e cila po filmonte momentin. Unaza i kishte kushtuar taksistit të gjigantit “Uber” rreth 3 mijë dollarë.



