Tabaku: 80% e dëshmitarëve, përgjegjësi për aferën e inceneratorëve

Tabaku: 80% e dëshmitarëve, përgjegjësi për aferën e inceneratorëve

Në mbyllje dëgjesës së komisionit hetimor për këtë javë, kryetarja Jorida Tabaku deklaroi se shumica e dëshmitarëve kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve.

Në këtë linjë tha faktet që po paraqiten këtu, kanë bërë që kushdo të dëgjojë se çfarë ka ndodhur me aferën e inceneratorëve.

“Me përgjegjësi të plotë e them, në 80% të rasteve të dëshmitarëve të cilët ne kemi thirrur, kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve. Zonja Dhima nuk e nisi shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por unë do ta nis atë si Kryetare e Komisionit. Më vjen keq që PS nuk bie dakord të zbatojë ligjin sepse unë e di që jam në anën e ligjit, dhe i kërkoj anëtarëve të Komisionit që ditën e hënë, ora 10.00 të rimblidhemi për zonjën Arjola Kodra dhe të presim 48 orëshin për njoftimin sepse tha se nuk e ka marrë akoma njoftimin për mbledhjen e sotme. E konsiderojmë këtë njoftimin e tretë dhe më pas do të zbatojmë ligjin për shoqërimin e saj”, u shpreh Tabaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy