
Pas kërkimeve nga ekipet e shpëtimit, nga gërmadhat e një hoteli në Durrës, është nxjerrë trupi i pajetë edhe i vëllaut të dytë nga Kosova, 24-vjeçarit, Isa Abazit. Ndërkaq është konfirmuar tashmë se ka vdekur edhe vëllai i tij, Shemsedini. Në rrënojat e objektit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupin e pajetë të tij
Gjatë ditës së sotme është raportuar se dy vëllezërit nga Kosova, Isa e Shemsedin Abazi janë ngujuar nën rrënojat e një hoteli në Durrës si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë nga orët e para të së martës.
Ndërkaq, deri më tani ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të Isa Abazit, derisa po vazhdojnë kërkimet për vëllain tjetër, Shemsedinin.
Vdekjen e dy kosovarëve e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
“Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxjerrët nga rrënojat jam në vendin e ngjarjes”, deklaroi ambasadori Hasani.
Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i të riut nga Kosova/ Shkon në 18 numri i viktimave
16.50h - Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka shkuar ne 18 numri i viktimave, si pasoje e termetit tragjik qe ka goditur vendin diten e sotme.
Një djalë nga Kosova është nxjerrë pa jetë nga forcat e policisë në gërrmadhat e një hoteli në Durrës.
Mësohet se së bashku me vëllain e tij, djali nga Kosova kishin mundur të kërkonin ndihmë përmes telefonit, por pas orëve të tëra në operacion shpëtimi, ai nuk mundi t’ia dalë.
Forcat e ushtrisë janë ende në kërkim të vëllait të tij që mendohet të jetë i gjallë nën rrënoja.



