Industria ushtarake “përplas” mazhorancën, lufta në Ukrainë “ndez” interesin për prodhimin e municioneve

Industria ushtarake “përplas” mazhorancën, lufta në Ukrainë “ndez” interesin për prodhimin e municioneve

Mospagimi i pagave për 5 vite për 241 punonjës të Kombinatit Mekanin Poliçan pronë e Ushtrisë Shqiptare ka detyruar deputetin Nasip Naço të kërkojë një interpelancë me Ministrin e Mbrojties, Niko Peleshi.

Emisioni FactCheck ka siguruar kërkesën ku në 5 pika ish Ministri Naço sot deputet dhe përfaqësues i zgjedhur në qarkun e Beratit kërkon llogari nga Mazhoranca se përse nuk paguan punëtorët.

Naço e nis kërkesën për Interpelancë duke u ndaluar tek situata kritike e luftës në Ukrainë dhe përgatitja e shqiëprisë për tu përballur me këto situata.

“Në politikat e Ministrisë së Mbrotjes mbas ngjarjes së fundit të luftës në Ukrainë, a ka menduar Ministria e Mbrojtjes të rifillojë nga riprodhimi i industrisë ushtarake dhe në veçanti në Kombinatin Mekanik Poliçan pasi siç dihet është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim”?

Kur më shumë se një dekadë kultura dhe qasja e shtetit shqiptarë për konçesionet nuk ka munguar duke dhënë mjaft shërbime publike si në shëndetësi, transport, deputeti Naço ngre pyetjen nëse edhe në industrinë ushtarake do të ketë një konçesion?

Pika e dytë e interpelancës së kërkuar me Ministrin Peleshi thotë “A ka patur propozime për të marrë me konçesion nga kompani të huaja për ti vënë në punë në përputhje me ligjin dhe duke garantuar sigurinë kombëtare”?

Pika që fakton shkeljet e shtetit shqiptarë ndaj punonjësve apo rastin UNIK se si një Ministri Mbrojtie anëtare e NATO-s me një shoqëri aksionere ku është 100 % pronare nuk respekton detyrimet kontraktuale është pika tre në këtë kërkesë të siguruar nga FactCheck:

Naço i drejton Pyetjen Peleshit duke i thënë “Prej muajsh keni inicuar një projektligj për likujdimin e pagave te prapambetura të punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçanit, i cili gezon statusin e një ndërmarrjeje shteterore sipas percaktimeve te ligjit nr.7582, date 13.07.1 992 " Për ndërmarrjet shteterore", ku shteti është zoterues i vetëm i kapitalit të tij, dua të di se çfarë është bërë në lidhje me këtë projektligj”?

Duke mos e fshehur aspak zhgënjimin e tij deputeti Naço e mbyll kërkesën për interpelancë me një akuzë të drejtëpërdrejtë ndaj Ministrit Aktual të Mbrojties Niko Peleshi si përgjegjës për mospagimin e pagave për 241 punonjës apo familje të Kombinatit Mekanik në Poliçan.

Me nota ironie Naço bën përgjegjës Peleshin se ka future në konservim jo vetëm Kombinatin por të gjithë qytetin e Poliçanit “Zoti Ministër, edhe pse prej vitesh në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, akoma nuk e keni përmbushur detyrimin ligjor dhe kushtetues për të paguar detyrimet e prapambetura të një kompanie shtetërore, kur keni votuar dhe mbeshtetur dhënien e ndihmës financiare për punonjësit dhe ish punonjësit e një subjekti privat të Rafinerisë së Naftës Ballsh, duke e lenë kështu Kombinatin Mekanik Poliçan në "konservim", punonjësit në "konservim", të gjithë qytetin e Poliçanit në "konservim" ?

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy