Zgjedhjet në MV, Milo: Shqiptarët, rol përcaktues. Nacionalizmit të Albin Kurtit i ka ikur koha

Zgjedhjet në MV, Milo: Shqiptarët, rol përcaktues. Nacionalizmit të Albin Kurtit i ka ikur koha

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut pritet të ketë rol përcaktues në zgjedhjen e presidentit të ri. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se kjo do të shihet në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve.

Shenjat tregojnë se po. Nëse u mbetemi gjykimeve të fakteve të zgjedhjeve të djeshme, kur kandidatja e VMRO-DPMNE fitoi 40% të votave. Por ky nuk është rezultati final dhe varet shumë si votojnë shqiptarët. Për nga rezultati që morën në këto zgjedhje, nëse votat e shqiptarëve shkojnë në favor të Pendarovskit, ai do të fitonte prapë. Por mendoj se ka pak ndryshim sepse një pjesë e shqiptarëve janë në opozitë. Pra, do të varet shumë edhe nga negociatat që do bëhen.

Milo analizoi edhe arsyet pse VMRO-DPMNE ka më shumë mbështetje.

VMRO-DPMNE është fuqizuar për shkak të gabimeve që bëri qeverisja e LSDM dhe partitë shqiptare. Faktori i dytë i rëndësishëm është qëndrimi që ka mbajtur kjo parti në opozitë për pranimin e minoritetit bullgar si element shtetformues në Maqedoninë e Veriut.  

Gjatë 32 viteve, qëkur është shpallur e pavarur, Maqedonia e Veriut ka vuajtur. Tani e bllokon Bullgaria që i ka vënë pengesa për anëtarësimin në BE. Është një shtet që ka pengesa që vijnë nga brenda, vijnë nga historia.  

Lidhur me mbështetjen që Albin Kurti ka shprehur hapur për koalicionin VLEN, Milo tha se ky është nacionalizëm që i ka kaluar koha.

Është gabimi i radhës që po bën Albin Kurti, e bëri në Shqipëri, kjo tregon se ai ka disa ëndrra nacionaliste të tejkaluara edhe për Kosovën në të cilën ndodhet, por dëshmon edhe një qasje në kundërshtim me politikën që ndjekin shqiptarët në BP, që bashkimi i tyre do të bëhet përmes proceseve integruese në BE. Duke këmbëngulur me këto ndërhyrje dëmtohet edhe kohezioni ui elementiti shqiptar në MV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy