Bushati i përgjigjet Metës: Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, kërkon qetësi e jo...

Bushati i përgjigjet Metës: Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, kërkon qetësi e jo...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta për çështjen e negociatave me Greqinë.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministria shprehet se po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizimit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.

MEPJ thekson se ky institucion është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.

"Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale", deklaron Ministria e Jashtme.

Më tej në deklaratën e Ministrisë thuhet se sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.

"Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston", mbyll deklaratën Ministria e Jashtme.

Presidenti Ilir Meta, sot në një konferencë për mediat, sqaroi pse ishte detyruar të publikonte letrën që i kishte kthyer përgjigje ministrit pas kërkësës për plotfuqishmërinë në lidhje me negociatat me Greqinë.

Sa i takon marreveshjes për detin, Meta tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010 është vija e kuqe për të gjithë dhe nëse Qeverisë nuk i pëlqen ky vendim, mund ta ankimoje ose te beje votat ne Parlament per ti hequr Presidentit pergjegjesite kushtetuese për këtë çështje.

Meta u tregua i prerë kur tha se pa plotësuar mangësitë e konstatuara në kërkesën për autorizim, Presidenti nuk do t'i japë Plotfuqi Ministrit të Jashtëm dhe grupit negociator për këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy