Sirena alarmi thuajse në të gjithë rajonet e Ukrainës, Biden: Putin vlerëson përdorimin e armëve kimike (VIDEO)

Sirena alarmi thuajse në të gjithë rajonet e Ukrainës, Biden: Putin vlerëson përdorimin e armëve kimike (VIDEO)

Ukraina u zgjua sërish sot me alarmet e sirenave kundërajrore, të cilat ranë në 17 nga 24 rajonet e vendit.

Sirenat u dëgjuan në Sumy, Mykolaiv, Ternopil, Poltava, Kirovohrad, Kharkiv, Zaporizhzhia, Leopoli, Ivano-Frankivsk, Zakarpattya, Chernivtsi, Dnipropetrovsk, Rivne, Volinia, Cherkasy, Khmelnytsky dhe Odessa.

Ndërkohë rishfaqet sërish, frika nga armët kimike dhe ku pretendohet se Vladimir Putin “po shqyrton përdorimin e të dyjave” në luftë, tha Presidenti amerikan Joe Biden.

Biden konfirmoi se Rusia përdori gjithashtu raketa hipersonike në bombardimin e Ukrainës.

“Me të njëjtat koka të përdorura në raketat e tjera nuk bëjnë shumë ndryshim, përveç faktit se është pothuajse e pamundur t’i kapësh”, nënvizoi Presidenti amerikan.

Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar është e të njëjtit mendim. “Zëvendësimi i raketave supersonike Kinzhal ka shumë pak gjasa të ndikojë materialisht në rezultatin e agresionit rus në Ukrainë,” tha zëvendës mareshali i Forcave Ajrore Mbretërore, Mick Smeath, atasheu i mbrojtjes ushtarake britanike.

Smeath shton më tej se ka shumë të ngjarë që pretendimet ruse për përdorimin e Kinzhal-it të synojnë të pakësojnë përparimin e Moskës në fushatën tokësore.

Sakaq Forcat e Armatosura të Kievit kanë rimarrë vendbanimin urban Makariv, 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Kiev.

“Flamuri ukrainas u ngrit mbi qytet dhe forcat ruse u shtynë prapa”, tha ushtria.

Dje u rrëzua edhe një avion rus, sipas Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në një video të postuar gjatë natës në Telegram, sulmoi pilotët e luftëtarëve të Moskës.

“Ata sigurisht kanë zbrazëti në vend të zemrës, në vend të shpirtit, në vend të gjithçkaje që bën njeriun”, tha ai.

OKB raportoi se qysh nga nisja e agresionit rus mbi Ukrainë, janë vrarë të paktën 925 civilë.

Ndërkohë, nga termocentrali bërthamor i Çernobilit vjen lajmi se të gjithë teknikët që kishin ngecur në termocentral dhe duhej të vazhdonin punën pa ndërprerje që nga mbërritja e trupave ruse më 24 shkurt, kanë marrë leje për t’u larguar, duke u zëvendësuar nga kolegët ukrainas dhe rojet ukrainase në central.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy