Shkarkimet, Beqiraj kundër Mandijas: Mos bëj si e paditur (VIDEO)

Shkarkimet, Beqiraj kundër Mandijas: Mos bëj si e paditur (VIDEO)

Numri dy i qeverisë, Ledina Mandija dhe numri dy i Financave Publike, Irena Beqiraj kanë debatuar në distancë për vërtetësinë e shifrave të parasë në qarkullim. Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ka reaguar pas deklaratave të zv.kryeministres teknike Ledina Mandija. Beqiraj, në një dalje për mediat një ditë më parë deklaroi disa të dhëna teknike për paratë në qarkullim, duket se ka krijuar stres tek Mandija, që ka shfaqur shqetësim në vijim. Në një deklaratë për median Beqiraj dekalroi se per shtesen e parave ne qarkullim në Maj 2013 ka qene 6.1 Miliard lekë, dhe ne Maj 2017 ka qene 891 milion lekë, duke hedhur poshtë akuzat e Mandijas për përdorim të parave në fushatë. Por menjëherë pas kësaj ka reaguar zëvendëskryeministrja Mandija e cila thotë : “Nëse zonja Beqiraj ka dijeni për qarkullim  të parave të pista në të kaluarën apo të transaksioneve të dyshimta duhet të kishte njoftuar organet e hetimit që në momentin që është vënë në dijeni dhe jo të bëjë deklarata publike duke u përpjekur të sfumojë monitorimin që po bëhet nga Task Forca lidhur me paratë e dyshimta dhe tërheqjen e parave në bankat e nivelit të dytë.”, thuhet në reagimin e Zvendëkryeministres Mandija. Pas kësaj zëvendësministrja e Financave Beqirja ka reaguar me një status në faqen sosiale facebook.  Numri dy i Financave Beqiraj i kujton zv.kryeministres teknike Mandija që të ruajë qetësinë dhe që nuk është turp madje dhe të mos dish, pasi për 10 minuta nëse pyet sqarohet gjithçka. Beqiraj jo pa ironi madje e fton dhe në debat publik, me temën “shikoni o botë kush po ha lakror të ftohtë”, një variant modern i thënies “ja kush po ha përshesh…”.

“Sot degjoj qe Znj. Mandija qenka prekur nga deklaratat e mia! Aq shume qenka prekur e gjora sa nuk ka mundur ti degjoje ato deri ne fund !

Aq shume qenka nxehur e gjora sa ka humbur toruan!

Znj. Mandija!

Une nuk nxis kerkend te marr pjese ne fushate kur vete nuk kam shkelur kurre ne hollin e selise se asnje partie! Ndryshe nga ju qe takimin e pare si zv/ Kryeministre e bete ne seline e PD! Znj.Mandija une ju keshilloj vetpermbajtje, por mbi te gjitha ju keshilloj te informoheni! Sot padituria mund te zgjase vetem 10 sekonda. Une ne intervisten time flase per shtesen e parave ne qarkullim ku informoj publikun qe kjo shtese ne Maj 2013 ka qene 6.1 Miliard lek, dhe ne Maj 2017 ka qene 891 milion lek!

Keto te dhena i publikon BSH. Nuk flas per parate te pista ! MESONI DALLIMIN!

Si zv/ kryeministre qe jeni do te vihesha ne dispozicionin tuaj tu shpjegoja me shume ne lidhje me keto ceshtje, qofte mbi shtesen e parave ne qarkullim, qofte edhe cdo te thote te mos jesh kamikaze e korridoreve te partise , Por nje zbatuese e ligjit !

Znj.Mandija, si thoni te dalim te dyja ne nje debat publik? Median zgjidheni ju!

Tema e debatit ” Shikoni o bote kush po ha lakror te ftohte”

Si thoni ????, shkruan zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj ne rrjetin social

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy