Një përfaqësi e ish-minatorëve të cilët protestuan një ditë më parë para parlamentit nga studio e MCN Live kërkojnë miratimin e statusit të minatorit dhe rritjen e pensionit.
Ata shprehen se aktualisht janë rreth 10 mijë minatorë dhe se pjesa më e madhe kanë vdekur, ndërsa për sindikatat shtoi se i ka manipuluar qeveria.
Mark Gjergji, ish-minator dhe organizator i protestës tha se ishte hera e dytë që protestonin para parlamentit, të indinjuar nga mos përgjigja e institucioneve shtetërore, nga ministria e Infrastrukturës, të indinjuar për statusin e minatorëve dhe indeksimin e pensioneve.
Kërkojmë të miratohet statusi i minatorëve një orë e më parë për vështirësitë e pasura, ne e nxorëm atë bakër me krahë dhe sot, ish-minatorët paguhen me një pension qesharak.
Unë marrë 220 mijë lekë. Kam punuar 16 vite në minierë dhe në vijim në minierë kalojnë 40 vite punë dhe jemi trajtuar barbarisht.
I kërkoj kryeparlamentares Lindita Nikolla, i kam bërë shkresë për ta miratuar statusin e minatorëve dhe i kërkoj që të miratoj. Pensioni është qesharak.
Me indeksimin kemi kërkuar të jetë 800 mijë lekë të vjetra, Ministria e Financave, është ministria e kryetarit të partisë.
Ne për varfërinë kërkojmë 63 mijë lekë të vjetra, ose 140% të pagës minimale.
I bëjmë thirrje ministrisë së Financave dhe Institutit të Sigurimeve nga që nuk kemi përfaqësues dhe sindikatë kemi mbetur kështu.
Kol Nikolla thotë se nuk punoj për ju. Kol Nikolla nuk del në protestë se e ka Rama të vetin.
Vetëm mbeturinat na japin neve, të gjithë të tjerat ia kalojnë vetes.
Ndërkohë ish-minatori Agim Vladi, deklaroi se nuk duan që t’iu bashkohen deputetët, në mënyrë që çështja të mos bëhet politike.
Është bërë politikë me minatorët prej 32 vitesh, minatorët janë shtresa më e vuajtur e shoqërisë.
Ne kërkojmë të zbatohet ligji, aty është statusi i minatorit ka rënë dakord ministria e Financave, Ekonomisë dhe Drejtësisë.
Është në parlament, vetëm çështja e deputetëve që të ngrenë vetëm dorën dhe të gjitha rregullohen me status.
Kam punuar në minierën e Bulqizës prej 20 vitesh nga frontet më të vështira. Ne kemi dy materie në minierë, një të njohur dhe një të panjohur.
Nëse parlamenti nuk është dakord ta miratoj, ta hedhë në referendum dhe nëse populli nuk e miraton këtë referendum nuk e kërkojmë.
Nga ana e tij ish-minatori Bashkim Meçi tha se km punuar në minierën e Valiasit për 18 vjet dhe më tej ka dalë në pension me një pension qesharak.
Është turp kush e dëgjon. Ata kujtojnë se ne marrim mbi 400 mijë, por nuk e dinë se sa kemi vuajtur ne dhe sa vuajmë sot.
Tani kërkojmë me drejtësi dhe pastërti dhe jo sa për të larë sytë dhe o burra ti përzemë. Ne duam atë që na takon sipas ligjit.
Pensioni ka qenë 11-12 vjet. Po ikin po vdesin minatorët, nuk mund të vijnë në protestë se janë të gjithë me ilaçe.



