Gazetari Denis Dyrnjaja rrëfen si e gjeti veten në MCN Tv dhe MCN radio, ku për këtë të fundit thotë se nuk shkëputet nga pjesa e tij shpirtërore.
Madje ai e krahason me një tatuazh virtual dhe mendor, pasi thotë se në radio ka lindur profesionalisht është kualifikuar dhe përsosur.
Për emisionin “Stay Tuned”, Dyrnjaja tha se pas radios ka ardhur televizioni për të.
Radio është themel i fortë, i palëkundshëm dhe shkolla më e mirë për këtë profesion që ne bëjmë. Nëse di të bësh radio ke mësuar shumë nga gazetaria e të gjitha zhanreve.
Në radio kam qenë 19 vjeç zyrtarisht në punë. Programi i parë ka qenë i karakterit social, bashkëbisedim nga ora 12.00- 14.00 ishte audiencë e këndshme se radio asokohe ishe goxha e dëgjueshme, se televizionet nuk ishin shumë prezent.
Po flas për Radio 1, pastaj kalova te Top Albania Radio dhe Top Media. U shkëputa për MCN dhe e kam marrë me shumë entuziazëm, jo për të thënë ca fjalë të bukura por kam ndjeshmëri shumë pozitive brenda vetes.
Jam i mirëpritur këtu dhe më ka befasuar kjo gjë. Nuk ndodh shpesh në media kjo gjë! Ambientet radio-televizive dhe mediatike janë ambiente toksike, përtej asaj që duket.



