Venezuela mban zgjedhjet presidenciale, betejë e ashpër mes Maduros dhe opozitarit Urrutia

Venezuela mban zgjedhjet presidenciale, betejë e ashpër mes Maduros dhe opozitarit Urrutia

Venezuelianët votojnë sot për të zgjedhur mes një mandati tjetër të Presidentit Nicolas Maduro ose rivalit Edmundo Gonzalez Urrutia mes tensioneve të larta pas kërcënimit të presidentit aktual për një "lumë gjaku" nëse ai humbet, gjë që sondazhet sugjerojnë se ka të ngjarë.

Shqetësime janë ngritur që pas bllokimit të disa vëzhguesve ndërkombëtarë në minutën e fundit, mes të cilëve katër ish-presidentë të cilëve u ndalua avioni i tyre në Panama të premten.

Maduro, 61 vjeç, akuzohet për mbytjen e zërave kritikë dhe sulmet ndaj opozitës në një klimë autoritarizmi në rritje.

Ai po kërkon një mandat të tretë gjashtëvjeçar në krye të shtetit dikur të pasur me naftë, PBB-ja e të cilit është reduktuar me 80 për qind në një dekadë, duke shtyrë më shumë se shtatë milionë nga 30 milionë qytetarët e tij të emigrojnë.

Maduro mbetet shumë pas sfiduesit Gonzalez Urrutia në synimin e votuesve, sipas sondazheve të pavarura, por mbështetet në një makineri besnike zgjedhore, udhëheqje ushtarake dhe institucione shtetërore në një sistem patronazhimi politik të rrënjosur mirë.

Qeveria në Karakas akuzon opozitën për komplot kundër Maduros, rizgjedhja e të cilit në 2018 u refuzua si e paligjshme nga shumica e vendeve perëndimore dhe të Amerikës Latine.

Vitet e sanksioneve të ashpra nuk arritën të largonin presidentin, i cili gëzon mbështetje nga Kuba, Rusia dhe Kina.

Maduro është zotuar vazhdimisht se nuk do të heqë dorë nga pushteti tani, edhe pse venezuelianët kërkojnë ndryshim.

Shumica jetojnë me vetëm disa dollarë në muaj, sistemet e kujdesit shëndetësor dhe arsimit pothuajse mungojnë dhe ka mungesa të mëdha të energjisë elektrike dhe karburantit.

Qeveria fajëson sanksionet, por vëzhguesit drejtojnë gishtin te korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Rreth 21 milionë venezuelianë janë të regjistruar për të votuar në 30 000 qendra votimi për 12 orë nga ora 6:00 e mëngjesit (1000 GMT).

Qeveria ka vendosur dhjetëra mijëra forca sigurie dhe ka zbatuar kontrollin e shtuar të kufirit dhe ndalimin e tubimeve publike dhe protestave.

"Ndërsa zgjedhjet në Venezuelë vështirë se do të jenë të lira apo të ndershme, venezuelasit kanë shansin e tyre më të mirë në më shumë se një dekadë për të zgjedhur qeverinë e tyre," tha këtë javë drejtoresha e Human Rights Ëatch Americas Juanita Goebertus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy