PS-PD, gati për zgjedhje të pjesshme lokale/ LSI do të presë dekretin e Presidentit (VIDEO)

PS-PD, gati për zgjedhje të pjesshme lokale/ LSI do të presë dekretin e Presidentit (VIDEO)

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është radha e presidentit Ilir Meta që të vendosë për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.  Vete kreu i shtetit ka thënë se do te mare kohen e nevojshme për te studiuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo cilat janë afatet ligjore qe ka në dispozicion presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, si socialistët ashtu edhe demokratët janë gati të hyjnë në zgjedhje për bashkinë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Lushnjes, Rrogozhinës dhe Dibrës, sapo presidenti të marrë një vendim për fatin e tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Alfred Rushaj konfirmoi për MCN se selia blu do të marrë pjesë në zgjedhje në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar në çfarëdo kohe që ato të dekretohen.

Në të njëjtën linjë ishte dhe partia socialiste, eksponentët e të cilës shprehen se synojnë fitoren në të gjitha bashkitë.

Ndryshe nga dy partitë, Lëvizja socialiste për integrim, vendimin për pjesëmarrjen ose jo në zgjedhje do ta bëjë publike pas dekretimit nga kreu i shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy