Punimet e OST-së, Durrësi dhe zonat përreth nesër pa uji

Punimet e OST-së, Durrësi dhe zonat përreth nesër pa uji

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) informon abonentët se ditën e mërkurë, më 10 qershor 2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të stakohet stacioni i pompave në Fushë Kuqe për shkak të punimeve të planifikuara që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

 

Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, priten ndërprerje dhe ulje të përkohshme të presionit të ujit në qytetin e Durrësit, si dhe në disa zona përreth.

 

SHRUKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe abonentëve për shqetësimin e krijuar, duke theksuar se ndërhyrja është e domosdoshme për realizimin e punimeve në sistemin energjetik.

 

Furnizimi me ujë do të rikthehet gradualisht në normalitet pas përfundimit të punimeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy