OKB gjen prova që lidhin princin saudit me vrasjen e Khashoggi-t (VIDEO)

OKB gjen prova që lidhin princin saudit me vrasjen e Khashoggi-t (VIDEO)

Një eksperte e OKB-së ka arritur në përfundimin se ka "prova të besueshme" që kërkojnë hetime të mëtejshme lidhur me përgjegjësinë e princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në vrasjen makabre të gazetarit Jamal Khashoggi.

Agnes Callamard, raportuese speciale e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore, tha se Khashoggi ishte "viktimë e një ekzekutimi të qëllimshëm dhe të paramenduar, një vrasje pa gjyq për të cilën shteti i Arabisë Saudite është përgjegjës sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut".

"Në të vërtetë, ky hetim për të drejtat e njeriut ka treguar se ka dëshmi të mjaftueshme dhe të besueshme lidhur me përgjegjësinë e princit të kurorës, gjë që kërkon hetime të mëtejshme", tha zonja Callamard në një raport, i cili bazohet në një hetim gjashtëmujor.

Princi Mohammed ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në vdekjen e Khashoggi-t në konsullatën saudite në Stamboll, në tetor të vitit të kaluar. Riadi e ka cilësuar vrasjen e Khashoggit një operacion të shkuar keq dhe nxjerrë para drejtësisë 11 të dyshuar sauditë.

Vrasja e Khashoggi shkaktoi krizën më të madhe diplomatike të Arabisë Saudite që nga sulmet e shtatorit 2001 në SHBA.

Riadi është përpjekur dëshpërimisht për ta hedhur pas krahëve vrasjen dhe për ta rikthyer vëmendjen në programin ambicioz të reformave të Princit Mohammed për nxitjen e ekonomisë në forma të tjera që nuk kanë të bëjnë me rezervat e naftës.

Zyrtarët turq dhe sauditë thanë se trupi i Khashoggit u copëtua pasi ai u vra. Riadi nuk i është përgjigjur ende raportit të raportueses speciale të OKB-së. / Financial Times / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy