Speciale - Rezulatet ne Zgjedhjet e 2013-ës (VIDEO)

Speciale - Rezulatet ne Zgjedhjet e 2013-ës (VIDEO)

Në zgjedhjet e 2013- e majta hyri e bashkuar për herë të parë pas vitit 2001. Kjo falë marrëveshjes së ashtuquajtur të 1 prillit mes partisë socialiste dhe lëvizjes socialiste për Integrim. Në zgjedhje morën pjesë 66 parti politike dhe dy kandidatë të pavarur. 24 parti të djathta hyn në zgjedhje të bashkuara nën siglen e aleancës për punësim, mirëqënie dhe integrim. Nga ana tjetër, 39 parti të majta formuan koalicionin aleanca për shqipërinë europiane.  Nën siglën e Aleancsës për Shqipërinë europiane, e majta fitoi shumicën parlamentare, duke garantuar plot 83 mandate në parlamentin e Shqipërisë. 65 mandate I mori partia socialiste, 16 LSI, 1 mandat fitoi partia për bashkimin e të drejtave të njeriut dhe partia Kristian demokrate e shqipërisë e drejtuar nga mark frroku I siguroi së majtës një vend në parlament përmes mandatit të tij. Aleanca për punësim, mirëqënie dhe integrim fitoi 57 mandate, nga të cilat 50 PD, 3 PR, 4 PDIU. Në shkodër, ASHE mori 6 mandate kundrejt 5 që siguroi aleanca e së djathtës, Por ajo që u pa në këto rezultate ishte se partia socialiste fitoi 2 mandate më shumë, teksa partia demokratike humbi një mandat krahasimisht me zgjedhjet e 2009-ës, duke bërë që të humbiste edhe etalonin e të paturit bastion historik.  Në kukës smund të thuhet se ndodhi e njëjta gjë, pasi e djathta fitoi 3 mandate, kundrejt 1 që mori e majta. I njëjti rezultat sikundër pati ndodhur edhe në vitin 2009. As në lezhë nuk pati ndryshime të ndarjes së mandateve mes partisë demokratike apo partisë socialiste. E djathta siguroi 4 deputetë në parlament, teksa ashe 3. Në dibër, koalicioni I së majtës siguroi 3 vota kundrejt 3. Në durrës e majta prin me 7 deputetë, e djathta me 6, ku bie në sy se partia socialiste ka fituar një mandate më shumë, teksa partia demokratike humb po një vend në parlament. Në tiranë, sërish e majta prin me 19 deputetë, ndër të cilët partia socialiste fiton 4 më shumë, teksa partia demokratike me 13 deputetë duke humbur 2 mandate prej vitit 2013. Rezultati mbetet i pandryshueshëm për të majtën në Elbasan, e cila ka 7 deputetë përfaqësues për këtë qark, ndërsa e djathta 6, ku sërish është partia demokratike ajo që humb një mandate. Në fier e majta rrit përfsqësimin e saj në vitin 2013, duke marrë 11 mandate, kundrejt 5 që ka e djathta e ku bië ne sy partia demokratike e cila ka humbur tashmë një deputet. Berati mbetet bastion i së majtës,me 6 mandate dhe e djathta me 5 të tillë. Mund të thuhet se është I vetmi qark që ka patur rritje të numrit të mandateve për të dy kampet politike, me nga 2 secili. Në korcë, e majta fiton terren duke marrë 7 mandate, një më shumë se në vitin 2009 dhe e djathta humb po 1, nga 5 në 4.  Në vlorë, koalicioni I majtë përfaqësohet nga dyfishi I numrit të deputetëve krahasimisht me të djathtën. Përkatësisht ashe mori 8 mandate, ndërsa koalicioni I djathtë 4. Për partinë demokratike nuk pati ndonjë humbje në numër mandatesh, por ajo që shihet është rritja e së majtës, së cilës I janë shtuar 2 deputetë më shumë. Edhe në gjirokastër, e majta siguron një mandate më shumë, mandat që humb nga koalicioni aleanca për punësim, mirëqënie dhe integrim. Nga krahasimi I votave, shihet se zgjedhjet e vitit 2013 thelluan hendekun mes dy partive të mëdha. Pjesëmarrja në votimet e 23 qershorit të 2013 ishte 53.47%,konkretisht kanë votuar 1 milionë e 749 mijë e 56 vetë në 5 mijë e 508 qendra votimi.  Rezultati tregoi qartë se majta fitoi terren, duke rritur numrin e deputetëve në parlamentin e ardhshëm asokohe. Votat të përkthyera në mandate I siguruan aleancës së majtë thuajse 15 mandate më shumë. Kjo smund të thuhet për partinë demokratike e cila regjistroi 2 mandate më shumë, por humbi 7 mandate të tjerë. E ndërsa e majta festonte fitoren bindëse, Rezultati I thellë I fitorës për të majtën bëri që liderhsipi I partisë demokratike të pranonte jo vetëm disfatën e përballjes politike, por edhe përgjegjësinë për këto humbje. I gjendur përpara një rezultati zhgënjyes, vecanërisht në ato qarqe ku e djathta prej mëse 2 dekadash e shiste veten historikisht fituese, kryetari I partisë demokratike Sali Berisha dha dorëheqjen për ti pasur drejtimin e forcës më të madhe tashmë opozitare Lulzim Bashës, I cili mbante njëkohësisht edhe drejtimin e bashkisë së tiranës. Post të fituar nga zgjedhjet e kontestuara të vitit 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy