11 vite nga 21 janari/ Rama së bashku me familjarët e viktimave zhvillojnë homazhe

11 vite nga 21 janari/ Rama së bashku me familjarët e viktimave zhvillojnë homazhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me familjarët e viktimave të ‘21 janarit’ kanë zhvilluar homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku dhe protestuesit u qëlluan.

Në homazhe kanë marrë pjesë deputetë dhe ministra të mazhorancës.

Kryeministri së bashku me familjarët kanë vendosur karafila të kuq.

Në median e tij sociale Rama shkroi sot se vrasja barbare e katër protestuesve paqësorë kërkon drejtësi.

Kreu i Qeverisë është shprehur i bindur se drejtësia vonon por nuk harron.

Në protestën që përfshiu vendin më 21 janar 2011, mbetën të vrarë 4 qytetarë, më konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy