8 Marsi/ Arbana: Viktimat e dhunës po përballen me zgjatje të proceseve ligjore dhe mungesë mbështetjeje

8 Marsi/ Arbana: Viktimat e dhunës po përballen me zgjatje të proceseve ligjore dhe mungesë mbështetjeje

Në një intervistë për MCN, aktivistja Sevim Arbana në këtë 8 Mars, diskutoi për situatën e grave viktima të dhunës në Shqipëri. Ajo theksoi se femicidi dhe dhuna në familje janë problematika të mëdha që po rriten, dhe kjo i ka detyruar shumë gra të flasin hapur për këto çështje.

Arbana ka përmendur gjithashtu dhunën online, duke shpjeguar se edhe pse ka ligje për të mbrojtur gratë në këto raste, zgjidhjet janë ende të pasuksesshme. Ajo ka theksuar se ndihma për viktimat është e menjëhershme, por procedurat ligjore shpesh janë të ngadalta dhe mund të shkaktojnë dorëzim nga viktimat.  Arbana apelon për një ndryshim të thellë shoqëror dhe për respektimin e të drejtave të grave.

Intervista:

-Znj. Arbana, gra të vrara, gra të shtyra drejtë vetëvrasjeve. Si është sot situata me mbrojtjen e grave të cilat janë viktimë e dhunës në familje dhe jo vetëm?

-Shoqëria shqiptare ka kaluar shumë procese dhe ka patur edhe sukseset e veta. Ajo që duhet thënë me zë të lartë është që sot gruaja përballet me dy çështje kryesore: femicidi dhe dhuna në familje. Jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe femicidi është një plagë që na ka detyruar të ulemi në një tavolinë me gra të reja për të diskutuar mbi këtë fenomen.

-Flitet për dhunë online ndaj gruas. A ka statistika për këtë dhe si janë ndikimet tek gratë që bien pre e kësaj dhune?

-Nuk ka statistika të detajuara, por ka të dhëna që tregojnë se ky fenomen nuk prek vetëm të rinjtë. Ka një ligj që mundëson denoncimin e këtyre kërcënimeve dhe dhunës online, por deri më tani nuk besoj se ka pasur zgjidhje të qëndrueshme. Unë vetë kam pasur kërcënime për punën time dhe policia nuk ka mundur ta zbardhë këtë rast.

-Ju jeni aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave. Çfarë mbrojtjeje u ofrohet sot grave që janë viktima të dhunës?

-Ndihma është e menjëhershme dhe porta e parë është ose policia ose organizatat si ne. Pas këtij hapi fillojnë procedurat e tjera ligjore, të cilat shpesh mund të zgjaten dhe, fatkeqësisht, mund të heqin dëshirën e gruas për të vazhduar.

 -Në polici raportohen dhjetëra denoncime çdo ditë për dhunë. Si respektohen këto denoncime dhe cilat janë procedurat që ndiqen deri në lëshimin e një urdhri mbrojtjeje?

-Dalja nga dhuna kërkon një ndryshim të thellë shoqëror. Do të thotë të kalosh përtej patriarkalizmit dhe të kuptosh se demokracia nuk është thjesht një çështje e lirisë, por edhe e përgjegjësisë dhe mbrojtjes së të drejtat e individëve. Shumë shpesh, denoncimi nuk respektohet si duhet dhe kërkon një ndryshim të mentalitetit në tërësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy