Joey Lawrence dhe gruaja e tij prej katër muajsh, Samantha Cope, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

“Bekimet vazhdojnë të vijnë. Krenar për ty vogëlushe! Baby Lawrence është rrugës!”, shkroi aktori, 46 vjeç, krahas një fotoje në Instagram ku ai përkëdhelte barkun e rrumbullakosur të Cope ndërsa pozonte në plazh.

Ky do të jetë fëmijë i parë i Cope dhe i treti i Lawrence, pasi ylli i "Melissa and Joey" ka vajzat Liberty, 12 dhe Charleston, 16, me ish-bashkëshorten Chandie Yawn-Nelson.

Çifti u martua në maj 2022 në një ceremoni në natyrë në Temecula Creek Inn në Temecula, Kaliforni. Vëllezërit e Lawrence, Matt dhe Andy, ishin të pranishëm në dasmë.



