Vidhet tualeti i artë në Pallatin Blenheim të Anglisë

Vidhet tualeti i artë në Pallatin Blenheim të Anglisë

Një tualet i ngurtë prej ari prej 18 karatësh është vjedhur gjatë natës në Pallatin Blenheim.

Banda e vodhi veprën e artit në pallatin e Oksfordshire të Anglisë Juglindore, rreth orës 04:50 më orën lokale, tha  policia e Thames Valley, raporton BBC.

Tualeti i instaluar 18 vite më parë, është një vepër arti e ashtuquajtur “Amerika” dhe është vepër e artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan.

Policia ka konfirmuar se tualeti është vjedhur dhe po hetojnë mbi zbardhjen e kësaj çështje, deri më tani kanë arrestuar një 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen.

Inspektori i kësaj çështje, Jess Milne është shprehur: “ Vepra e artit e cila është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë monetare, e përbërë nga floriri, dhe ishte pjesë e ekspozitës në Pallatin e Blenheim-it”.

Policia bën me dije një detaj tjetër, mendohet se “të paktën dy automjete” janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy