Lidhjet e ngushta ushtarake të Uashingtonit me Korenë e Jugut po e afrojnë rajonin më pranë një lufte bërthamore, pretendoi Pheniani të martën.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) argumentoi se stërvitja e vazhdueshme 11-ditore SHBA-Kore e Jugut ishte një provë për një luftë të vërtetë për të pushtuar Veriun" dhe se "karakteri agresiv i stërvitjes po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.”
Pheniani këmbënguli më tej se nëse gjatë stërvitjes aktuale SHBA dhe aleatët e saj zbatojnë parimet e rënë dakord javën e kaluar në Camp David, Maryland, "mundësia e shpërthimit të një lufte termonukleare në Gadishullin Korean do të bëhet më realiste".
Presidenti Joe Biden priti të premten në Camp David homologun e tij koreano-jugor, Yoon Suk-yeol dhe kryeministrin japonez Fumio Kishida. Në një deklaratë të përbashkët, të tre udhëheqësit u zotuan të rrisin lidhjet ushtarake dhe "të çojnë bashkëpunimin trepalësh të sigurisë në lartësi të reja". Ata dënuan gjithashtu "numrin e paprecedentë" të testeve të raketave balistike të Phenianit dhe e akuzuan atë për sulme kibernetike.
Koreja e Veriut tradicionalisht i konsideron si kërcënim stërvitjet e SHBA-së me Korenë e Jugut dhe Japoninë. Uashingtoni, ndërkohë, thotë se manovrat janë thjesht me natyrë mbrojtëse.



