Hidhet kapsolle detonatore në oborrin e një banese në Lezhë

Hidhet kapsolle detonatore në oborrin e një banese në Lezhë

Një banese dy katëshe u sulmua me lëndë plasëse në Lezhë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës në shtëpinë Aleks Ivanajt në fshatin Ishull-Shëngjin.

Lënda plasëse u hodh nga persona të paidentifikuar në oborrin e shtëpisë. Në momentin e ngjarjes brenda banesës ishte një e moshuar 80-vjeçare nëna e të zotit të shtëpisë, pasi kryefamiljari së bashku me familjen ndodhet prej vitesh në emigrim.

Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet në lidhje me rastin. Nga verifikimet paraprake bëhet me dije se brenda shtëpisë është hedhur një kapsollë detonatore e cila ka shpërthyer.

Pjesëtaret e familjes Ivanaj kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte, ndërsa blutë vijojnë veprimet hetimore për për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili mendohet se ka qenë një person dhe duke përfituar nga erresira ka arritur të veprojë dhe është larguar pa lënë gjurmë.

Policia po analizon kamerat e sigurisë për bizneseve dhe banesave në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë në identifikimin e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy