Arabia Saudite lëshon patentat e para për femrat pas shumë dekadash

Arabia Saudite lëshon patentat e para për femrat pas shumë dekadash

Pas shumë dekadash, Arabia Saudite ka lëshuar patentat e para për shoferet femra, vetëm disa javë para se të hiqet një ndalim për drejtueset femra.

Dhjetë femra morën patentat të hënën në qytete të ndryshme në Arabi.

Megjithatë, aktivistët e të drejtave të grave janë ankuar për një goditje të re me disa arrestime.

Pritet që të ketë shumë aplikime në prag të 24 qershorit kur ndalimi i femrave për të drejtuar makinën të përfundojë.

Ligjet e Arabisë Saudite kërkojnë që gratë të kërkojnë leje për vendime dhe veprime të ndryshme, dhe kjo shtrihet në ndalimin e ngarjes së makinës. Më parë familjet duhet që të punësonin shoferë private për të transportuart femrat e shtëpisë.

Por grupet e të drejtave në mbretëri kanë bërë fushatë për vite me radhë për t'i lejuar gratë që ti japin makinës dhe disa prej tyre janë futur në burg për sfidë ndaj sundimit.

"Janë rreth 2000 gra që do ti bashkohen rradhës së shoferëve të licensuar në mbretëri", tha në një deklaratë Ministria e Informacionit në Arabinë Saudite.

Në deklaratë thuhej se 10 gra morën patentat duke 'bërë historinë'. Ato bënë një provim të shkurtër dhe morën test e syve para se tu jepej licenca në departamentin e trafikut në kryeqytetin Riyadh.

Disa aktivistë, burra dhe gra, u arrestuan muajin e kaluar, të akuzuar si "tradhtarë" dhe duke punuar me fuqitë e huaja.

Loujain al-Hathloul, një figurë e njohur në fushatën për të drejtat e grave, besohet të jetë një nga ato që mbahet në burgë.

Amnesty International përshkroi arrestimet si "taktika të ashpra të frikësimit". Të dielën, prokurorët e Arabisë Saudite thanë se gjithsej 17 vetë u arrestuan, por thanë se tetë ishin liruar "përkohësisht".

Zonja Hathloul është arrestuar më parë, duke përfshirë edhe një herë në vitin 2014, kur ajo u përpoq për tu përzënë përtej kufirit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo shërbeu 73 ditë në një qendër të paraburgimit për të mitur, dhe dokumentoi shumë nga përvojat e saj në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy