Analisti Genc Burimi shpjegoi në studion e MCN tre skenarët e mundshëm pas dënimit të lideres së Frontit Kombëtar.

Ka tre mundësi: e para është që Le Pen të deklarojë apelin në Kushtetuese. E dyta, që Macron ta amnistojë, siç e ka presidenti amerikan të drejtën për të falur. Macron sot varet nga LE Pen sepse nëse ajo tërheq votat. Qeveria bie. E treta është skenari rus. E mbani mend një herë Putini, një herë Medvedev? Në Francë, njëherë Le Pen, njëherë Bardella.

Burimi tha se ka një arsye pse reaguan menjëherë ndaj këtij vendimi kryeministri hungarez dhe presidenti rus.

Orban dhe Putin shpresonin te ardhja në Francë, si Le Peni, e një të ngjashmi me Trump. Fushata e saj është financuar nga bankat ruse. Sot këta janë të zhgënjyer. Ata thonë që ja demokracia franceze. Populli nuk është i zgjuar, populli voton keq.

Burimi theksoi se sondazhet tregojnë se Le Pen i ka votat e francezëve, por kjo nuk do ta pengojë drejtësinë.

Le Pen përfaqëson sot 11 milionë vota. Është shumë larg sondazheve. Nëse zgjedhjet bëhen nesër, ajo del e fituar. Por nuk beson se kjo do ta pengojë.