Vdes në moshën 58-vjeçare regjisori i njohur kanadez

Vdes në moshën 58-vjeçare regjisori i njohur kanadez

Regjisori dhe skenaristi i njohur, Jean-Marc Vallée, ka vdekur në moshën 58-vjeçare. Sipas “BBC” raportohet se Vallée ka vdekur në banesën e tij në periferi të qytetit Quebec, dhe familja bashkë me bashkëpunëtorët e tij të afërt janë të shokuar me këtë lajm. Shkaktari i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Në një deklaratë për media, partneri i Vallées në biznes, Nathan Ross, tha: “Jean-Marc ishte person i cili e promovonte kreativitetin, autenticitetin dhe eksperimentimin me gjëra të ndryshme. Ai ishte një artist i vërtetë dhe një burrë zemërgjerë dhe shumë i dashur. Të gjithë ata që kanë punuar me të, nuk kanë pasur si të mos e shohin talentin dhe vizionin që ai e posedonte. Ai ishte mik, partner kreativ dhe një vëlla i madh për mua. Mjeshtri i madh Vallée do të na mungojë shumë, por është ngushëllim kur dihet se puna e tij me stil dhe ndikim të cilën ai e ndau me botën, do të vazhdojë të jetojë”.

Regjisori kanadez nuk ishte i martuar por i ka lënë pas dy djemtë e tij, Alex dhe Émile.

Jarde Leto (majtas) dhe Matthew McConaughey luajtën në Dallas Buyers Club

Jean-Marc Vallée më së miri njihet për regjinë e filmave, “Dallas Buyers Club” dhe “Wild” si dhe serialet hit të kanalit HBO, “Big Little Lies” dhe “Sharp Objects”.

“Dallas Buyers Club” ua fitoi aktorëve, Jared Leto dhe Matthey McConaughey, çmimet “Globi i Artë” dhe “Oscar” për performancat e mrekullueshme në film.

Projektet tjera të regjisorit Vallée që erdhën pas këtij filmi, po ashtu u mirëpritën nga publiku, duke i fituar disa nominime dhe çmime të rëndësishme kinematografike.

Regjisori i lindur në Montreal filloi karrierën e tij duke bërë video muzikore përpara se të kalonte në film në vitin 1995, me thrillerin e tij debutues "Lista e zezë" dhe më pas me filmin e lavdëruar nga kritikët e vitit 2005 "CRAZY".

Filmi i tij i vitit 2009, The Young Victoria, me aktoren britanike Emily Blunt në rolin e Mbretëreshës Victoria të Britanisë, mori tre nominime për Oscar.

Aktorë, regjisorë dhe personalitete tjera nga bota e filmit, me ta mësuar lajmin e hidhur për vdekjen e regjisorit kanadez, i pushtuan rrjetet sociale me mesazhe ngushëlluese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy