
Mijëra studentë indonezianë, kanë dalë në shesh për të protestuar kundër një ligji të ri që ata e konsiderojnë të pavlefshëm për punën e agjencisë kombëtare kundër korrupsionit. Marshimet janë shndërruar në përleshje me policinë.
Autoritetet bllokuan rrugët që çojnë në ndërtesën e parlamentit në Xhakartë ku deputetët po mblidheshin për seancën e fundit para përfundimit të mandatit. Midis studentëve dhe forcave të rendit ka pasur përplasje. Studentët kanë hedhur gurë, kanë djegur goma e kanë hedhur Molotov dhe bomba letre, ndërsa policia është përpjekur të shpërndajë turmën me gaz lotsjellës dhe ujë.



