
Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka dekretuar lirimin nga detyra të 6 ambasadorëve dhe emërimin në detyrë, të 7 diplomatëve të tjerë. Dekreti i firmosur nga presidenti Meta ka liruar nga detyra ambasadorët e Kroacisë, Danimarkës, Bullgarisë, Çekisë, Suedisë dhe Spanjës.
Po ashtu, numri një i shtetit ka bërë emërimin e ambasadorëve të rinj në këto vende, dhe emërimin e ambasadorit në Mal të Zi. Kështu, Ilir Melo lirohet nga detyra e ambasadorit në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë, duke u zëvendësuar me një tjetër emër, Riza Poda. Kastriot Robo, është liruar nga detyra e ambasadorit në Mbretërinë e Danimarkës.
Për vendin e liruar nga Robo, presidenti Meta ka menduar të jetë një femër, duke zgjedhur Elida Petoshatin. Qirjako Kureta ka lënë zyrën e ambasadorit të Bullgarisë dhe Moldavisë, duke u zëvendësuar me një tjetër femër, Donika Hoxhën. Ilir Abdiu, i cili ka shërvbyer si ambasador në Mbretërinë e Suedisë dhe Norvegji është zëvendësuar me Virgjil Kulen.
Po ashtu, presidenti Meta ka liruar nga detyra ambasadorin në Spanjë, Mbretërinë e Marokut, Republikën Islamike të Mauritanisë dhe Principatën e Andorës, Ridi Kurtezi, ndërsa e ka deleguar si ambasador në Mal të Zi. Emërimin e fundit, presidenti Meta e ka bërë në Brazil, ku si ambasador atje ka vendosur Rezar Bregun.



