Anëtari themelues i grupit terrorit konfirmohet si lideri i ri i ISIS (VIDEO)

Anëtari themelues i grupit terrorit konfirmohet si lideri i ri i ISIS (VIDEO)

Zyrtarët e dy shërbimeve të inteligjencës kanë konfirmuar se lider i ri i grupit të ashtuquajtur Shtet Islamik është caktuar Amir Mohammed Abdul Rahman al-Maëli al-Salbi.

Ai ka qenë anëtar i grupit terrorist prej themelimit të tij. Besohet se ky person e ka udhëhequr skllavërimin e pakicës Yazidi në Irak dhe ka organizuar operacione në pjesë të ndryshme të botës.

Gazeta “The Guardian” ka marrë vesh se Salbi është emëruar lider i ISIS-it vetëm disa orë pas vrasjes së ish-udhëheqësit Abu Bakr al-Baghdadi në tetor të vitit të kaluar. Emri i publikuar nga vetë grupi në atë kohë, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, ishte një nofkë e panjohur nga liderët e tjerë apo nga shërbimet e inteligjencës.

Spiunët perëndimorë dhe rajonalë kanë arritur të sigurojnë të dhëna që tregojnë se Salbi është në qendër të vendimmarrjes në strukturën udhëheqëse të ISIS-it. Besohet se ai është njëri prej ideologëve me ndikimin më të madh në grupin famëkeq.

Salbi është i njohur në rrethin e tij edhe me nofkën Haxhi Abdullahu dhe në disa raste si Abdullah Qardash, ndonëse zyrtarët irakianë thonë se Qardashi ishte një figurë tjetër e ISIS-it, që ka vdekur para dy vjetëve.

Udhëheqësi i ri i ISIS-it është i diplomuar në Universitetin e Mosulit për ligjin e sheriatit. Ai ishte arrestuar një herë në vitin 2004 nga forcat amerikane, ndërsa në burg ishte takuar me ish-liderin e vrarë të ISIS-it. Besohet se ai e ka një djalë, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy