
Amarildo Ruçi është piktori i ri i ftuar në “Zgjohu me MCN” i cili ka treguar se nuk përdor më penelat për të realizuar veprat e tij por punon vetëm me gishta. Ai tha se ftesat për të marrë pjesë edhe në ekspozita jahstë vendit kanë ardhur në bazë të arritjeve të tij. Sipas tij, kulmi i një artisti është vendi ku ekspozon, më kë dhe si paraqitesh, si dhe vlerësimi i veprave.
Të komunikosh me veprën është ajo që më ka pëlqyer gjithmonë, të ngacmoj dhe të mos vijë e lexueshme dhe ta përkthejë vetë shikuesi. Ngjyrat lindin natyrshëm, është veçanti e çdo artisti dhe ka të bëjë me gjendjen e tij shpirtërore. Syri si koncept është ajo që për mua lidh më shumë shikuesin me veprën sepse dua që shikuesi të komunikojë me të.
Kam rreth 6 vite që aplikoj këtë teknikë, të gjitha ekspozitat që kam marrë pjesë kanë qenë përmes kësaj teknike. Fillimisht kam nisur me penel si të gjithë, por më pas gjithçka erdhi natyrshëm. Kur kam nisur kam pasur njëlloj vizioni dhe më pas gjithë kjo pjesa e ftesave për të ekspozuar jashtë kufijve ka ardhur dhe në bazë të arritjeve të mia. Ka qenë gjithmonë një anë kontraverse e imja se si e krijoj pikturën, prandaj jam i lumtur që tashmë po ekspozoj në galeri të mëdha jashtë vendit.
Ka pasur autorë shumë të mëdhenj të artit dhe kulmi i një artisti është vendi ku ekspozon vendi ku ekspozon dhe më kë se si paraqitesh dhe vlerësimi i veprave. Më shumë punoj dhe krijoj me memorie vizive, mendimit i jap formë. Pjesën e artit e kam pasur shumë dëshirë, ndoshta talentin e kam marrë nga gjyshi sepse ai merrej me skulptura.



