
Gazetari Denis Dyrnjaja deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se 4 viktimat e 21 janarit vriten çdo vit kur teatri politik vjen në skenë.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Dyrnjaja tha se Ramës i interesoi vetëm të vinte në pushtet dhe se politika nuk është e interesuar që çështja të zbardhet.
4 viktimat vriten çdo 21 janar kur teatri vjen në skenë. Rama me karafilin e përmotshëm, karafili qëndron i freskët çdo 21 janar. Kjo ngjarje ka degraduar, është kaq e rëndë, por duket si komedi nga pikëpamja politike. Pse duhet të kujtohet sot partia që ka 10 vite në pushtet?
Është përdorur politikisht, i interesoi palëve të ishte vetëm në rrafshin politik dhe jo në ligjor. Ramës i interesoi vetëm të vinte në pushtet. I dha shpërblimin kujt i interesoi ta merrte. Familja Nika ka treguar dinjitet duke mos pranuar shpërblimin, e vërteta nuk blihen me para.
Sot ka dy palë që vënë në dyshim audione nxjerrë nga Artan Hoxha. Berisha ka dalë në përfundimin e është e manipuluar. Shohim pikë takimi mes palëve kundërshtare. Politika nuk është e interesuar që çështja të zbardhet.



