
Qeveritë e 187 vendeve kanë rënë dakord që të kontrolljnë lëvizjen e mbetjeve plastike nëpër kufijtë kombëtarë, në një përpjekje për të ulur krizën plastike në botë, përveç ShBA-së.
Kombet ranë dakord që të shtojnë plastikën në Konventën e Bazelit, një marrëveshje që rregullon lëvizjen e materialeve të rrezikshme nga një vend në tjetrin, për të ndalur ndotjen plastike nëpër botë.
Pakti u miratua pas dy javësh takimesh të konvenytave të mbajtura Kombet e Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës.
ShBA-ja nuk u përfshi në vendmmarrje pasi është një nga dy vendet që nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen.
Sipa këtij vendimi, për shumicën e mbetjeve të përziera plastike duhet marrë miratimi i vendeve marrëse para se tao të tregtohen.
ShBA-ja ka dërguar mbetje në Kinë e Malajzi, por kohët e fundit këto vende i kanë mbyllur shtigjet, pasi janë duke u përpjekur të menaxhojnë sasitë e mëdha të plastikës në kufij.
Edhe vende të tjera të Azisë Jugore, si: Tajlanda, Vietnami dhe India kanë marrë masa për ndalimin e importit të plastikës.
Ky vendim është i vlefshëm edhe për ShBA-në, në rast se tregton plastikë virtualisht nëpër vende të tjera të botës.
Thuajse 1 milion njerëz nënshkruan një peticion botëror këtë javë për t’i nxitur qeveritë e Konventës së Bazelit të marrin masa për t’i ndaluar vendet perëndimore që “të braktisin miliona tonë mbetjesh në vendet në zhvillim në vend që t’i riciklojnë”.



