Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

Drejtori i Policisë së Tiranës Elton Alushi ka paraqitur këtë të hënë tek Drejtori i Përgjithshëm Skëndër Hita. 

 

Lajmi konfirmohet për MCN, nga burime zyrtare të cilët nuk dhanë shpjegime për motivin e dorëheqjes.

 

Ai u emërua në vitin 2024 përmes konkursit që u realizua për herë të parë pas miratimit të ligjit të ri të policisë së Shtetit, ndërsa në krye të bluve të Tiranës komandohet Oliger Torba, i cili mban aktualisht detyrën e nëndrejtorit të krimeve. 

 

Kujtojmë që largimi i Alushit u përfol edhe gjatë kohës që u dorëhoq nga detyra Ilir Proda pas protestave  të opozitës të vila 31 në ish-bllok. 

 

Ndërkohë në 7 Mars 2026, ai paraqit në ambientet e SPAK, por nuk u bën të ditura detaje për motivin e thirrjes së tij. 

 

Dorëheqja e drejtuesit të bluve të Tiranës, çon në 5 numrin e qarqeve pa drejtor duke çuar policinë e shtetit në zgjedhje të parakohshme pasi gati gjysma e qarqeve po funksionojnë me drejtues të komanduar. 

 

Deri tani kanë shprehur vullnetin 21 emra për drejtor qarqesh, konkretisht në Durrës, Fier, Kukës, Lezhë e tanimë edhe Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy