Paketa e Maleve, Koçeku: Nuk mund të ketë sukses pa u njohur banorëve të drejtën e pronësisë

Paketa e Maleve, Koçeku: Nuk mund të ketë sukses pa u njohur banorëve të drejtën e pronësisë

Në studion e MCN TV, deputetja Marjana Koçeku tha se nuk pret sukses nga Paketa e Maleve. Ajo u shpreh se nuk mund të flitet për sukses të projekteve të tilla përsa kohë banorëve të atyre zonave nuk u njihet e drejta e pronësisë. 

 

Ajo që ka nevojë ajo zonë është investimi publik në infrastrukturë, shëndetësi, arsim. Sot flasim për një Dukagjin që nuk ka as infrastrukturë, as siguri për turistët. 

 

A mund të flasim për sukses të Paketës së Maleve nëse banorët që kanë shekuj në ato zona akoma nuk u njihet e drejta e pronësisë së kullave të tyre shekullore. Është mungesë e vëmendjes së qeverisë ndër vite. Përveç kësaj, gjatë verës sipërmarrjet mbajnë ndezur gjeneratorët. Kur nuk sigurohet energji elektrike e vazhdueshme, si mund të flasim për gjë tjetër? 

 

Të gjitha këto e vënë në pikëpyetje suksesin e Paketës së Maleve. 

 

Çështja e pronave është plagë mbarëshqiptare. Kullat në veri, si vlerë, po shkon drejt shkatërrimit për shkak të mosmbrojtjes ligjore. E kam ngritur si çështje në mbledhjet e grupit parlamentar të partisë ku kam bërë pjesë për 10 muaj. Po pres. Nëse nuk garantojmë pronën nuk besoj se projekte si Paketa e Maleve mund të kenë sukses.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy