Reagon Thaçi: Jemi lodhur me raporte, duhet të ndodhë liberalizimi i vizave

Reagon Thaçi: Jemi lodhur me raporte, duhet të ndodhë liberalizimi i vizave

Pas publikimit të Raportit nga Komisioni Evropian për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta dhe se është koha për diçka konkrete.

Vetëm pak çaste pasi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, bashkë me komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn publikuan raportin, nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Facebook", Thaçi shkruan se qytetarët janë lodhur nga raportet dhe presin të liberalizohen vizat pa humbur kohë.

"E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë”, shkruan Thaçi.

Tani, pa humbur kohë, shkruan kreu i shtetit të Kosovës, të gjitha institucionet duhet të reflektojnë për përmbajtjen dhe të gjeturat e raportit, në mënyrë që të adresohen problemet dhe sfidat e evidentuara.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova ka vullnet të mjaftueshëm politik për të intensifikuar hapat e saj drejt integrimit në BE. "Përkushtimi i Kosovës për reformat, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në njërën anë, dhe në anën tjetër rikonfirmimi i institucioneve të BE-së se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE, duhet që natyrshëm të kurorëzohet me hapin e radhës drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, pra marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim", vazhdon Thaçi më tej.

Por ai i ka bërë thirje komisionit se Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit. "Pavarësisht sa e komplikuar mund të jetë një gjë e tillë për BE-në, në mungesë të një perspektive të qartë, gjithçka tjetër mund të sjell komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe gjithë rajonin", shkruan Thaçi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy