Zëra pranë Kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç kërkojnë lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën. Veran Matiç, President i Radio B92 deklaron se për të ulur tensionet në Kosovë duhet një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Shqipërinë, për më tepër të tre vendet do të hyjnë më vonë në NATO. Matiç në bashkëpunim me këshilltarin e Ramës, Shkëlzen Maliqi ishin personat që përgatitën vizitën e Ramës në Beograd, pak kohë më parë.



