Jazo: Sektori i akuakulturës është në rritje, plotësojmë nevojat e vendit dhe eksportojmë

Jazo: Sektori i akuakulturës është në rritje, plotësojmë nevojat e vendit dhe eksportojmë

Muharrem Jazo, prodhues dhe eksportues peshku ka folur ditën e sotme në emisionin MCN Economy për problemet që përballet sektori i peshkimit. Jazo thotë që nga Shqipëria drejt Italisë Gjermanisë dhe Kroacisë eksportohet peshk kocë dhe levrek.

Nga viti në vit kemi arritur prodhimin, kemi plotësuar tregun e brendshëm dhe kemi filluar të bëjmë eksport. Për të bërë eksport duhet të plotësosh disa standarde. Nga Shqipëria eksportohet ndrejt Italsë, Gjermanisë, peshk koc dhe levrek. Edhe në Shqipëri konsumohet shumë peshk, sidomos Tirana e Durrësi dhe kryesisht zona bregdetare. Përveç rritjes së prodhimit është kërkuar dhe rritja e cilësisë. Unë çoj në Gjermani dhe Kroaci. Kërkojnë kocë dhe levrek pak më të rritur. Ke dhe rimbursimin e TVSH, është gjë e mirë. Vjen në rritje.

Në fakt po të shikosh kompanitë e akuakulturës kanë një rritje të punësimit. Ne ndikohemi nga lufta në Ukarinë. Punësimë është rritur dhe ne i paguajmë mirë punëtorët dhe specialistët. E kemi ndjerë mungesën e punëtorëve por prapë ka ardhur duke u rritur. Është bërë një studim nga BE por nuk është zbatuar. Duke rritur prodhimin, rritet punësimi. Pjesa më e madhe e punonjësve janë shqiptarëve. Nëse punëtorëve u siguron kushte, ata nuk largohen.  Punëtorët i kam marrë të rinj, i kam çuar në kurse, janë pajisur me patenta zhytëse. Ata ndihen mirë, paguhen mirë. Niveli i pagave vijon nga 500 euro në 1 mijë euro. Polumbarët marrin mbi 800 euro.

Kompania jonë ka 5 certifikata që i kemi marrë nga BE. Klientët e huaj, po nuk ke certifikata nuk ta marrin produktin. Unë çoj peshk në Tiranë. Konsumatorët shqiptarë nuk e di çfarë hanë.

Ne çdo kile peshk që shesim, e shoqërojmë me certifikatë. Ka një ngërç në këtë pjesë.

Jazo thotë akuakultura është në rritje. Ai shton se tregu vendas do peshk me përmasa të vogla.

Kemi kapacitetet, po patjetër duhet të fillojmë të eksportojmë dhe midhje, ka nevojë tregu. Përsa i përket Burintit, atje është uji që vjen nga Bistrica dhe temperatura në liqen behet helmuese. Në Lezhë, uji është normal. Shteti shqiptar duhet ta shfrytëzojë.. Nga viti në vit, akuakultura është në rritje.

Po rritet dhe konsumi. Problemi është që tregu vendas do peshk me përmasa më të vogla. Çmimi nuk është i lartë duke u nisur nga kosto. Ushqimi blihet jashtë.

Fitimin e bën dora e fundit. Prodhuesi është nën presionin e tregtarëve. Bëjmë eksport, nuk i lutemi tregut vendas. I kemi gati kontratat për shitje. Në tregun e brendshëm hedh 70% të produkteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy