Sigurimi i diferencuar, Hajdarmataj: Kompanitë do detyrohen të diferencojnë primet dhe bëjnë transparencë (VIDEO)

Sigurimi i diferencuar, Hajdarmataj: Kompanitë do detyrohen të diferencojnë primet dhe bëjnë transparencë (VIDEO)

Nga viti tjetër të gjithë ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar aksidente do kenë siguracion më të lartë, ndërsa për të caktuar vlerën e sigurimit do të merren në konsideratë edhe vjetërsia e makinës e deri tek eksperienca e shoferit.

Lidhur me këtë në studion e MCN Live, kryetarja e shoqatës së siguruesve, Mimoza Hajdarmataj u shpreh se nga 1 janar 2025 kompanitë e sigurimeve do jenë të detyruara të diferencojnë primet.

Ajo tha se rregullorja e AMF-së detyron këto kompani që të përshtatin primet dhe të jenë transparente.

Sipas saj primi i diferencuar sipas riskut do jetë një rezultat i primit aktual shumëzuar me koeficientin me gjithë këta faktorë të riskut.

Në kuadër dhe të zhvillimeve të tregut të sigurimeve autoriteti i mbikëqyrjes financiare ka vendosur si një akt ligjin me nxjerrjen e kësaj rregullore e cila në thelb konsiston në përshtatjen e primeve të faturave të riskut që konsumatorët shqiptarë paguajnë në kontratë 1 vjeçare.

Deri tani të gjithë ne pavarësisht nga automjeti që përdorim apo risku i dëmeve, kemi paguar të njëjtin prim të sigurimet, tani nga 1 janari 2025 kompanitë e sigurimeve janë të detyruara të përshtatin sistemin e tyre të databazës për këtë lloj produkti të sigurimeve që të diferencojnë primet.

Nuk është vetëm ajo që rritja e çmimit, çmimi i primit të sigurimit do pësojë ulje sepse në bazë të rregullores kriteret që do bëjnë diferencim fillojnë nga historiku i dëmeve, fuqia motorike, eksperienca e kategorisë së mjeteve, diferencim kategorie për qarqet ku përdoren mjetet, kemi eksperiencën e drejtuesit të mjetit.

Për ta sqaruar më saktë primi i diferencuar sipas riskut do jetë një rezultat i primit aktual shumëzuar me konficentë me gjithë këta faktorë të riskut. Përshembull nëse sot një smart që ka fuqi më të ulët motorike krahasuar me një fuoristradë shumëzimi i 170 do bëjë diferencimin.  do shumëzohen me një koificentë 0.92. rregullorja i detyron kompanitë e sigurimeve nuk i lë ata fakultative për ta përshtatur primin, por ka një kufi.

E pyetur nëse do na përkthehet kjo në shërbim më të mirë dhe të shpejtë ajo sqaroi se kur citoi primet e ligjit donte të thoshte se ligji pësoi përmirësime në 2021 dhe risi ka pasur bonus-malus dhe tashmë është aplikuar pothuajse në të gjithë botën.

Është praktikë e mbajtur dhe nga vendet e tjera por dhe kërkuar nga konsumatorët shqiptarë. Kështu që duke diferencuar primet nuk futemi të gjithë në të njëjtin thes, e shoh më shumë përshtatje për konsumatorin. Autoriteti detyron tashmë kompanitë e sigurimeve që të afishojnë çmimet e tyre dhe të jenë transparentë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy