Dëbimi i afganëve nga Gjermania/ Konsensus për një ligj  të ri kundër terrorizmit

Dëbimi i afganëve nga Gjermania/ Konsensus për një ligj të ri kundër terrorizmit

Çështja nëse duhet të deportohen njerëzit me rrezikshmëri të lartë ose që kryejnë krime në vende që nuk konsiderohen të sigurta si Afganistani apo Siria ka nxitur një sërë përplasjesh në politikën gjermane. Diskutimi vjen pas vrasjes me thikë të efektivit të policisë nga një i ri afgan në protestën antiislame në Mannheim. Benzinë zjarrit i ka hedhur deklarata e kancelarit Olaf Scholz i cili u shpreh pro dëbimit të krimineleve siç ai i quan qofshin këta edhe nga vendet e pasigurta.

Kriminelë të tillë duhet të deportohen  edhe nëse vijnë nga Siria dhe Afganistani.  Kriminelët dhe kërcënimet terroriste nuk kanë vend këtu.

Edhe pse kancelari Scholz nuk dha shume detaje përpos dakordësisë se tij për masa të rrepta ndaj këtij targeti, kolegia e tij ministrja e Brendshme Nency Faeser deklaroi se kjo çështje është duke u shqyrtuar prej kohesh.

Arsyeja që kjo çështje po zgjat kaq shumë është sepse nuk mund të shkojmë vetë në aeroport dhe t’i kthejmë këta njerëz në vendet e tyre te pasigurta të origjinës.  Pasi fillimisht duhet të sigurohemi nëse ata që kanë kryer vepra penale këtu vijojnë të konsiderohen ende si kërcënim. Megjithatë së shpejti do t’ju paraqesim planin e masave shtrënguese.

Ndër të tjera ministrja Faeser shtoi se me këtë pakete masash do të hyjë në fuqi edhe ligji kundër terrorizmit që do të pasohet me dëbimin nga Gjermania. Sipas kësaj te fundit këtu do të përfshihen edhe të gjithë ata që promovojnë dhe mbështesin terrorizmin. Ndër të tjera Faeser shtoi se këtu nuk bëjnë pjesë personat të cilët janë dënuar pasi ata fillimisht do të mbarojnë dënimin e tyre në Gjermani. Megjithatë opozita e cila parimisht është dakord me dëbimin e këtij targeti i kërkon qeverisë hapa konkrete dhe jo vetëm retorike politike. Që në vitin 2021 kur talibanët rimorën pushtetin, Gjermania përmes një vendimi që vijon të jetë në fuqi e ndalon rikthimin e afganeve ne vendin e tyre të origjinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy