Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin

Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin

Kuvendi miratoi sot me 74 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ashtu sikurse kishin paralajmëruan, grupi i Rithemelimit zgjodhën ta bojkotojnë votimin.

Gjashtë deputetë të opozitës që ishin në sallë votuan kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Komisioni i Posaçëm u ngrit në zbatim të rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Ky komision ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet.

Po ashtu synohet thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe forcimi i mëtejshëm i zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike””.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse.

Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare.

Gjithashtu në seancën e sotme do të prezantohet edhe raporti vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023.

Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 12 kundër edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për sistemin e adresave”.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 12 kundër, projektligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy