“Zbërthimi” i vëllezërve Beqiraj/ Softa: Mafia po hyn në sektorët strategjik të shtetit, 1/3 e GDP nga droga (VIDEO)

“Zbërthimi” i vëllezërve Beqiraj/ Softa: Mafia po hyn në sektorët strategjik të shtetit, 1/3 e GDP nga droga (VIDEO)

Eksperti kriminalistik, Fatjon Softa, foli në MCN Live lidhur me “zbërthimin” e dy vëllezërve Beqiraj, të cilët kërkojnë statusin e të penduarve të drejtësisë.

Softa thotë se ata që tregojnë aktivitetet nuk janë ideatorët dhe financuesit, pasi mafia e vërtet është në sistem dhe po hyn në sektorët më bazik të shtetit.

Softa tha se nga paratë e drogës qarkullohet 1/3 e GDP-së në Shqipëri. Sa i takon qarkullimit të parasë së krimit, Softa tha se dyshime ka edhe për bankat, të cilat sipas tij duhen mbajtur në vëzhgim.  

Patjetër është një dosje e dytë që do të zbërthehet për të parë me çfarë aktiviteti është marrë dhe cila ngjarje lidhjet me tjetrën. Por kjo tregon edhe dështimin e Policisë së Shtetit. Nuk ka ndodhur që të kemi pasur depërtime të vet policisë në grupe kriminale, që të zbërthenin ngjarje apo t’i parandalonin. Policia ka shkuar pas ngjarjes. U shkon mbrapa Dumanit apo këtyre dy vëllezërve. Nuk ka funksionim të infrastrukturës së policisë sa i përket përgjimeve, siç ndodh në Policinë Italiane. Grupet kriminale që ne shohim në Shqipëri, janë vetëm pjesa e dukshme e krimit.1/3 e GDP-së që qarkullon nga droga. Sasi e jashtëzakonshme monedhe që qarkullon brenda territorit. Ku shkon kjo para? Kjo është arsyeja pse nuk kapen personat, njofton përpara. Është gjithë ai lumë i madh parash që futet dhe qarkullon. Dyshime ka edhe për bankat, duhen mbajtur në vëzhgim. Këta që tregojnë aktivitet nuk janë ideatorët dhe financuesit. Mafia e vërtet nuk janë këta. Mafia e vërtetë nuk do gjendet ndonjëherë, për sa kohë janë në sistem dhe po hyjnë në sektorët më strategjikë dhe bazikë të një shteti. Shqipëria po humbet monopolet e saj shtetërore, që po shkojnë drejt privatëve. Të gjithë këta kanë krijuar terrenin dhe bazën ligjore që të qarkullojnë gjithë këto baza monetare. Kur themi 10 milionë euro, është një mal me para, patjetër kërkon infrastrukturë, kërkon një pushtet paralel. Këto grupe po mos kenë këto ushtarë nuk do jenë në gjendje të zhvillojnë këtë aktivitet kriminal. Strukturat e shtetit nuk kanë funksionuar. Përdorin vetëm Policinë dhe për çdo gjë i vëmë gishtin Policisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy