Në errësirën e 26 korrikut, kur Najma al-Khatib, një vejushë 50-vjeçare siriane, e arrestuar në një kamp refugjatësh në ishullin Rodos, në të cilin kishte 4 ditë që kishte mbërritur, me dy fëmijë të moshës 14 dhe 12 vjeç, e bindin të hipë në një autobus me njëzet emigrantë të tjerë, shoqëruar nga policë të maskuar.
Ata i shpjegojnë se ajo do të transferohet në një ishull tjetër dhe mëpas, prej andej në Athinë.
Përkundrazi, të gjithë, përfshirë edhe dy bebe, dërgohen në dy varka që i nxjerrin në det të hapur, ku transferohen në varka pa timon dhe pa motor, shumë të ngjashme me ato me të cilat kishin ardhur nga Turqia. Ata braktisen pranë ujërave territoriale të Ankarasë, derisa të shpëtohen nga roja bregdetare turke.
Sipas një investigimi të New York Times, tani refuzimi grek për emigrantët funksionon kështu. Dhe kjo vijon prej disa muajsh. Sipas përllogaritjes që kanë bërë gazetarët amerikanë, 1 072 azilkërkues janë deportuar që nga marsi në 31 operacione të ngjashme.
Para se ta denonconte këtë praktikë që bie ndesh me standardet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, si dhe ato humanitare, gazeta amerikane siguron se ka konsultuar dhe dëgjuar tre grupe të pavarura kontrolli, dy studiues akademikë, rojet bregdetare turke, të mbijetuar dhe dëshmitarë të ndryshëm.
Gjithçka përkon dhe mbështetet nga video dhe foto të marra gjatë operacioneve të shpëtimit.
Sidoqoftë, autoritetet greke mohojnë çdo "veprimtari të paligjshme". Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë në Athinë, përjashton se "autoritetet greke janë angazhuar në aktivitete klandestine". Por pa mundur të bindë autorët e investigimit, Patrick Kinglsley dhe Karam Shoumali.
Nëse është e vërtetë që Greqisë i ka munguar mbështetja evropiane për vite të tëra përballë ardhjes së dhjetëra mijëra refugjatëve nga Lindja e Mesme - vë në dukje Neë York Times - është gjithashtu e vërtetë se, që nga viti i kaluar, kur erdhi në pushtet konservatori Kyriakos Mitsotakis, politikat e qeverisë ndaj migrantëve janë forcuar në mënyrë të konsiderueshme. Marrëdhëniet e këqija me Turqinë, ku janë vendosur 3 milionë e 600 mijë migrantë, kryesisht sirianë, e komplikojnë më tej situatën.
Athina akuzon Ankaranë për përdorimin e emigrantëve si armë presioni mbi Perëndimin. Midis fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit pati tensione dhe disa të shtëna në kufirin tokësor grek në Thrakë, ku mbërritën autobusë turq të mbushurme refugjatë. Të gjithë u refuzuan. Disa emigrantë thonë se ata u dëbuan me gomone përgjatë lumit Evros. Të tjerët thonë se janë çuar pa dijeninë e tyre në ishullin e pabanuar të Ciplak, në ujërat turke, në pritje që të shpëtohen nga roja bregdetare.