SEPA, tarifat bankare 5-fish më të ulëta/ Drejtoresha e BSH, Bregu: Kursejnë emigrantët, përfitojnë bizneset

SEPA, tarifat bankare 5-fish më të ulëta/ Drejtoresha e BSH, Bregu: Kursejnë emigrantët, përfitojnë bizneset

Prej 7 tetorit 2025, do të nisë zyrtarisht kryerja e transfertave përmes sistemit ‘SEPA’, ku pavarësisht distancës pagesa do të kryhet brenda 1 dite, dhe me kosto 5 herë më të ulët.

Drejtoresha e Sistemit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë Ledia Bregu tha gjatë një interviste për emisionin “MCN Economy” se për Shqipërinë është hap historik i parealizuar më parë që përkthehet në kursime të mëdha dhe se bankat janë të përgatitura për këtë hap të ri. 

Sipas Bregut do të kursejnë emigrantët, studentët dhe bizneset. 

Për Shqipërinë është hap historik i parealizuar më parë, ashtu sikurse për Ballkanin Perëndimor. Përkthehet në kursime të mëdha për xhepat e shqiptarëve. Të gjitha vendet e BE, përfshirë Britaninë e Madhe,  Zvicrën dhe Lihtenshtejnin. 

Ne kemi përllogaritur që transaksionet e reja, apo komisionet e reja duke filluar nga 7 tetori janë 5 herë apo deri 10 herë më të lira sesa tani. Nëse me modelin aktual, deri më 7 tetor përdoret modeli i bankave korrespondente dhjetëra qindra euro për transaksione që merr shumë ditë kohë dhe goxha kosto me dhjetëra qindra euro për transaksione 1 mijë, 2 mijë, apo 10 mije euro në rregulloren e re dhe me hyrjen në SEPA bëhet fjalë për vlera shumë më të reduktuara. Bëhet fjalë për transaksione elektronike në zonën SEPA deri në 100 mijë euro, tavani i komisioneve që mund të aplikohen nga bankat shqiptare është 0.01% e vlerë do të thotë 2-10 euro.

Duke qenë pjesë e SEPA nuk mund të vonohet më shumë se T+1, ose një ditë më shumë e zonës së nisur. Që do të thotë se nëse niset sot duhet të jetë me patjetër në llogari. Flasim për ato lloje transfertash krediti normale. Zona SEFA suporton dhe të jep mundësinë që të marrësh pjesë në skema që quhen INSTANT, ose të menjëhershme. Bëhet fjalë për transaksione që për 20 sekonda mbërrin të në destinacion me të njëjtat tarifa dhe nuk  mund të jen më të shtrenjta se ato normalet. 

Për komunikimin e tranfertave të kreditit normale sigurisht që po. Anëtarësimi i 11 bankave të tregut shqiptar ishte një sukses në rajon pasi ishin të parat dhe të vetmet që aplikuan të 11 dhe u pranuan të gjitha. 

Dje kemi marrë konfirmimet e bankave nga palët e tyre evropiane që certifikojnë që teknikisht janë gati që më 7 tetor të dërgojnë dhe presin këto transaksione. 

Pjesa e pagesave të shpejta kërkon një gatishmëri operacionesh disi më të rritur. Po punohet, por nuk është ky momenti i cili ato janë gati. Po punohet me Bankën e Italisë për të implementuar një infrastrukturë me atë të BE-së.

 

 

Synimi është që ato që janë në kanalet formale, pra në rrugë bankare, sigurisht do të pësojnë një reduktim shumë të madh të komisioneve dhe ky është impakti i parë. Ato familje që presin remitanca nga të afërmit që ndodhen në zonën SEPA, do u mbeten më shumë para në xhepat e tyre. Janë më shumë të ardhura për konsumin e tyre mujor, por dhe për investime. Remitancat kanë një kosto 6-9% të vlerës. 

 

 

Individët dhe bizneset janë shumë të interesuar. Biznesi do të ketë kosto më të ulëta. Bizneset shqiptare pjesën më të madhe të shkëmbimeve  tregtare e kanë me vendet e BE-SË. Nëse flasin për pjesën e importimit të makinerive apo blerjeve, sigurisht do i kushtojë më pak, kjo përkthehet me çmime më të ulëta për klientët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy