Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledion Krisafi në MC Informacion ka komentuar mbi zgjedhjet e fundit në Kosovë për të cilat u shpreh se fitorja e Kurtit ishte e parashikuar.
Ai tha se me 47 deputetët që ai ka siguruar deri tani e ka të pamundur krijimin e qeverisë dhe s enjë mundësi është që t’ja lërë atë dhe opozitës të paktën për një vit.
Sipas tij Kosova është në një mini-krizë politike momentalisht, ndërsa dialogu me Serbinë është në gjendje kome pasi asnjëra palë nuk është e interesuar për të.
Kosova ka bërë gjithmonë zgjedhje të mira, por këtë herë rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma dhe e dyta është fakti se deklarata e parë që bëri Kurti pas zgjedhjeve ishte duke u shprehur se opozita është hajvan dhe kam përshtypjen se i prishi pak marrëdhëniet.
Fitoren e Kurtit ne e dinim, por objektivi që i kishte vendosur vetes ishte i jashtëzakonshëm. Tjetra është fakti se shqiptarët në Kosovë janë më mendje hapur se sa shqiptarët në Shqipëri sepse këtu kemi përfunduar në dy parti dhe një e tretë shihet si e pamundur, ata në Kosovë janë më të hapur ndaj alternativave të reja.
Duhet parë përfundimi i numërimit të votave aktualisht ka diku 47 deputetë dhe me kaq nuk është e mundur të bëjë qeverinë, ndërsa në arrin të shkojë te 49 apo 50 ka më shumë shanse ta bëjë qeverinë. Nga ana tjetër dhe 3 partitë opozitare mund ta bëjnë qeverinë. Mendoj se në llogaritë e Kurtit është ta lërë opozitën të bëjë qeverinë për 1 vit duke e lënë dhe të gabojnë.
Sa i përket administratës së Trump, ajo është test për çdo qeveri të botës. Kam përshtypjen se Kurti mund ti dojë ti shmanget këtij testi të kësaj administrate dhe pas një vitit të kthehet dhe në këtë 1 vjeçar kam përshtypjen se në Kosovë do ketë shumë teste. Kosova momentalisht është në një mini-krizë.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi mendoj se është në gjendje kome, këtë mund ta ringjallë i dërguari i ri, por BE do të vendosë njëlloj afati sepse s’mund të dialogosh pafundësisht.
Nuk shoh të ketë asnjë vullnet nga asnjëra palë as nga Kosova dhe as nga Serbia për këtë dialog sepse dhe ato që janë firmosur nuk zbatohet. Dialogu nuk është mënyra e duhur dhe momenti i duhur për të zgjidhur çështjen.



