Në 35 vjet histori, revista amerikane Vanity Fair ka paraqitur vetëm 17 njerëz me ngjyrë në faqen e parë.
Por kurrë, deri më tani, fotografia e kopertinës nuk është realizuar nga një fotograf me ngjyrë.
Vendosja e fotografisë së fotografit Dario Calmese bëri histori, sepse është hera e parë që kjo revistë bashkëpunon me një fotograf me ngjyrë për kopertinën e saj.
Personazhi në kopertinë është Viola Davis, një aktore dhe aktiviste për të drejtat e afro-amerikanëve.
Revista ka zgjedhur t’u ofrojë më shumë hapësirë profesionistëve me ngjyrë për të treguar solidaritet pas vdekjes së George Floyd dhe protestave “Black Life Maters”.



