May: BE përpiqet të ndikojë zgjedhjet në Britani

May: BE përpiqet të ndikojë zgjedhjet në Britani

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se politikanë evropianë bëjnë "kërcënime" kundër Britanisë, në përpjekje për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.

May sulmoi "burokratët e Brukselit" pas takimit me Mbretëreshën.

Ajo tha se disa në Bruksel duan që bisedimet për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian të dështojnë.

Lideri i Laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn, tha se May "po luan lojëra partiake me Brexit-in" në përpjekje për të fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se është "e papërgjegjshme" nga ana e saj "të helmojë" atmosferën me BE-në.

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të zhvillohen më 8 qershor.

"Pozicioni negociues i Britanisë në Evropë është keqpërdorur në shtypin kontinental. Politikanë dhe zyrtarë evropianë kanë kërcënuar Britaninë. Të gjitha këto veprime janë planifikuar qëllimisht për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme", tha May.

Ajo po ashtu tha se do që të arrijë një marrëveshje për Brexit-in dhe për BE-në që të kenë sukses.

Por, ngjarjet e ditëve të fundit, shtoi May, kanë treguar se "pavarësisht dëshirave", janë disa në Bruksel "që nuk duan që këto bisedime të kenë sukses".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy