Inceneratori i Tiranës/ Kompania “Integrated Energy” kërkon heqjen e sekuestros, sot vendos Gjykata e Lartë (VIDEO)

Inceneratori i Tiranës/ Kompania “Integrated Energy” kërkon heqjen e sekuestros, sot vendos Gjykata e Lartë (VIDEO)

Gjykata e Lartë do të vendosë sot nëse do të pranojë, apo do të rrëzojë kërkesën për heqjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, kompania mëmë e inceneratorëve. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se prokurorët kërkojnë që skuestrot të mbeten në fuqi, pasi argumentojnë se një masë e tillë do ndihmojë hetimin.

Pritet që me relator gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Sandër Simoni, në 12:10 të nis seanca gjyqësore. Këto dy kompani kërkon që të heqin sekuestron jo vetëm për niptet e tyre, llogaritë bankare, por për të gjitha asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, me argumentin që s’kanë shkelje ligjore dhe duhet të vazhdojnë projektin e inceneratorëve. Integrated energy BV kërkon që të hiqet sekuestro, është kompania mëmë e inceneratorëve. Ndërsa prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi por edhe Klodian Braho kërkojnë që sekuestrot të mbeten në fuqi, me argumentin se do t’i shërbejnë hetimit për inceneratorin e Tiranës”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy